TEC-i i Vlorës, me kosto të lartë
Kryeministri Sali Berisha inspektoi pak ditë më parë punimet e TEC-it në Vlorë, i cili ka kryer disa teste, duke rezultuar pozitiv. Duke qenë se lënda e parë për prodhimin e energjisë elektrike do të jetë naftë, llogaritet që kostoja e megavatit do të jetë rreth 75 euro (me çmimet aktuale). Krahasuar me energjinë që blihet në rajon, sasia e siguruar nga TEC-i do të kushtojë afërsisht 25-30 euro për megavat më shtrenjtë. Për këtë qëllim, autoritetet shqiptare mendojnë që termocentralin e ndërtuar pranë qytetit të Vlorës ta vendosin në punë vetëm në ato raste krizash, kur prodhimi vendas nuk garanton as minimumin e kërkesës për konsum. Pavarësisht kësaj, Kryeministri e cilësoi projektin tepër ambicioz që i garanton Shqipërisë drita 24 orë pa ndërprerje. Vetë ekspertët pohojnë se TEC-i do të përdoret në raste krizash, pasi situata në hidrocentrale dhe parashikimet flasin për një stabilizim të sektorit energjetik në vend. Madje, vendi ynë prej kohësh është duke ekspertuar, duke treguar se prodhimi nga hidrocentralet ka prekur kulmin, falë edhe kushteve atmosferike.
Kredia
Tjetër fakt shqetësues është kredia që kemi marrë për ndërtimin e TEC-it. Edhe pse është dhënë nga donatorët, gjithsesi borxhi përmban interes, të cilën do ta paguajnë shqiptarët. Për projektin janë marrë hua rreth 100 milionë euro nga Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve, si dhe BERZH, ndërsa punimet i ka kryer një kompani italiane. Mendohet se pajisjet janë të teknologjisë së fundit, duke mundësuar përdorimin e TEC-it me naftë dhe gaz paralelisht. Të gjithë historinë për TEC-in në Vlorë mund ta përmbledhim duke përmendur dy fakte: e para, TEC-i prodhon energji me kosto të lartë, gati dyfish me vendet e rajonit dhe e dyta, kemi marrë borxh gati 100 milionë euro për ndërtimin e një objekti që do ta përdorim shumë pak. Megjithatë, qeveria mendon se futja në borxh ia vlen, pasi TEC-i do të jetë mjeti rezervë që garanton prodhim dritash pa ndërprerje, por vetëm për zonën e jugut.
Shtyrja e afatit
Qeveria shtyn për tre muaj të tjerë, duke e bërë në 6 afatin e fillimit nga puna të TEC-it të Vlorës. Sikurse ishte parashikuar brenda muajit qershor, pas shtyrjes në muajin mars 2009, Kryeministri Sali Berisha gjatë inspektimit në objekt tha se inaugurimin e TEC-it do ta bëjë në shtator, atëherë kur nis puna. Specialistë të KESH-Gen thonë se shtyrja nuk lidhet me ndonjë shkak serioz, por vetëm teknike. Parashikohet që gjatë muajve të verës të kryhen të tjera teste-pune, për ta pasur të gatshëm në shtator.