E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi-Zogaj, nuk ecet me kete qeveri

Deputetet Nikolle Lesi dhe Prec Zogaj i kerkuan dje kryetarit te qeverise, Sali Berishes, qe te beje ndryshime ne kabinet, duke gjykuar se eshte e domosdoshme per te ballafaquar rezultatet e punes se ministrave dhe te vete ekzekutivit. Lesi dhe Zogaj, duke folur per disa rrjete televizive, thane se ndryshimet duhet te kryheshin shpejt dhe brenda muajit janar. Lesi u citua gjithashtu nga Agjencia Telegrafike Shqiptare te kete thene, se perseriste qendrimin e Levizjes Demokristiane per ndryshime ne kabinetin qeverises. "Vazhdoj t'i mbetem qendrimit, qe kryeministri Berisha duhet te ndryshoje urgjent qeverine", - tha Lesi, kryetari i LDK-se, themeluar pas largimit te tij nga Partia Demokristiane. Deputeti Zogaj shtoi se fillimisht duhet te mbahet nje takim i kryetareve te partive me kryeministrin per te percaktuar objektivat kryesore, me te cilat do te prezantohet qeveria ne vitin 2009. Zogaj u tha mediave dje, se nuk ka me kohe per te mesuar sekretet e profesionit dhe ministrat duhet te kishin dhene fytet e tyre deri tani. "Eshte i domosdoshem nje takim i nivelit te larte i kryetareve te partive politike per te diskutuar synimin e koalicionit ne qeverisjes dhe mbi kete baze te nxirren edhe disa perfundimw qe kane te bejne me ndryshimet eventuale ne qeveri. Por duhet vleresuar dhe puna e secilit minister. Eshte koha per te bere bilance. Nuk ka kohe me per te kuptuar sekretet e punes apo per te marre ne dore dikasterin, keto jane gjera qe nuk vlejne me. Tani ka kohe per bilanc", tha Zogaj. Sipas tij, nga ky moment e ne vazhdim, ekzekutivi duhet te punoje ne funksion te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009, pasi ky eshte vit percaktues per keto zgjedhje. Sipas deputetit Zogaj, duhet nje analize e thelle profesionale politike dhe teknike per punen e secilit dikaster, perfshire edhe ato te drejtuara prej aleateve. Brenda se njejtes linje ka qene edhe kryetari i Lidhjes demokristiane, Nikolle Lesi, i cili kerkoi ndryshime thelbesore ne kabinetin qeveritar, pasi ne kete forme nuk fiton dot zgjedhjet e vitit 2009. Sipas Lesit, kabineti qe drejton vendin ka deshtuar ne reforma te domosdoshme dhe se me keto perberje te qeverise, mazhoranca do t'i humbase zgjedhjet e 2009-es. "Kryeministrit duhet te ndryshoje urgjentisht qeverine, pasi ne rast te kundert jemi te deshtuar si mazhorance ne zgjedhjet e 2009-es. Me kete qeveri nuk mundet qe te mbahen premtimet e 3 korrikut te vitit 2005 dhe te realizohen reformat qe kerkoi Berisha ne fillim te ketij viti", vleresoi Lesi. Nderkaq, Lesi gjithashtu kerkoi qe dy tryezat per reformat me te rendesishme ne vend, ate zgjedhore dhe reformen ne drejtesi, te drejtohen nga kreu i shtetit, Bamir Topi. "LDK-ja kerkon qe tryezat e reformes zgjedhore dhe asaj ne drejtesi te drejtohen nga kreu i shtetit, Bamir Topi, pasi Parlamenti ka deshtuar deri tani ne kete proces, ashtu sikurse ka deshtuar edhe ne vitet e tjera. Ndaj ne si force politike i besojme vetem Presidentit qe te drejtoje keto dy tryeza", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›