"Shqiperia 1 kacidhe"
Socialistet e quajne mashtrimin e radhes dhe u tallen me nismen me te fundit te kryeministrit Sali Berisha: "Nje kilometer, nje polic". Nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Erion Brace, madje ironizoi, duke e cilesuar ate si te barabarte me nismat e tjera te ndermarra nga kryetari i qeverise, "Shqiperia nje euro", te cilen e quajti "Shqiperia nje kacidhe". "Nisma e kryeministrit "Nje kilometer, nje polic", eshte e ngjashme me te gjithe nismat e tij, pra eshte nje improvizim i castit, ne nje moment te rende e te veshtire per te gjithe qytetaret shqiptare qe levizin ne rruge. Eshte njesoj si nisma tjeter e kryeministrit "Shqiperia nje kacidhe". Ashtu sic eshte njesoj edhe nisma tjeter e kryeministrit "Licencat nje kacidhe", njesoj si nisma "Uji nje kacidhe" etj. Keto jane nisma te improvizuara ne cast, qe vdesin menjehere pas deklarimit te kryeministrit", - u shpreh Brace. Ai kerkoi gjithashtu, qe qeveria te trajtonte me seriozitet ceshtjen e sigurise rrugore. Deputeti socialist theksoi se problemi i sigurise rrugore nuk eshte thjesht problemi i nje polici ne nje kilometer, por i gjendjes se mjerueshme te akseve rrugore. Sipas tij, shkak eshte mosmirembajtja e rrugeve, ndertimet pa leje ne akset rrugore e mosperfundimi i punimeve te sterzgjatura. Per kete arsye, socialistet e shikojne si te domosdoshme marrjen e masave serioze e hartimin e strategjive per te rritur sigurine ne rruge. Sipas Braces, duhen me shume investime qe permiresojne cilesine e rrugeve, sinjalistiken, cilesine e sherbimit te kontrollit etj. I. S