E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet e entuziazmuar Burolo

Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim me ambasadoren e Frances ne Shqiperi, zonjen Francoise Bourolleau, me rastin e largimit nga Shqiperia. Ambasadorja franceze, Bourolleau, falenderoi kryeministrin per bashkepunimin e shkelqyer dhe theksoi se po largohet me pershtypjet me te mira nga Shqiperia dhe me kenaqesine per progresin e jashtezakonshem te Shqiperise gjate ketyre viteve ne te gjitha fushat e zhvillimit, vecanerisht ne procesin e integrimit te vendit ne strukturat euroatlantike. Te dyja palet vleresuan marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve tona dhe shprehen bindjen se keto marredhenie do te vazhdojne te konsolidohen me tej ne te ardhmen. Kryeministri e falenderoi per bashkepunimin dhe kontributin qe ambasadorja Bourolleau ka dhene ne forcimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve tona, duke u shprehur se ajo largohet nga Tirana si nje mike e vertete e Shqiperise dhe e popullit shqiptar. E.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›