LSI: Tryeze me bereqet per reformat
Levizja Socialiste per Integrim kerkon mbledhjen e te gjitha forcave politike ne nje tryeze te perbashket, ku produkti i vullnetit te jete nje axhende konkrete e detyrimeve te paleve. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, theksoi se situata politike dhe e reformave ka nje bllokim te plote, qe mund te zgjidhet vetem ne kete menyre. "Kerkojme ripozicionim publik te te gjitha forcave politike ne nje tryeze te gjere, ku vullneti te perkthehet ne produkt politik reformash me afate dhe pergjegjesi te percaktuara. Kjo situate kerkon nje ripozicionim te ri cilesisht te ndryshem dhe te papajtueshem me patetizmin bosh te shprehur deri me tani nga e gjithe politika shqiptare, dhe vecanerisht nga ato forca politike te cilat kane edhe pergjegjesi parlamentare te rendesishme", - u shpreh Petrit Vasili. Sipas LSI-se, shprehja e vullnetit politik dhe e deshires per konsensus te gjere per reformat eshte mjaft larg hapave konkrete per realizimin e tyre. Per LSI-ne, aktivizimi i te gjithe instrumenteve qe riformulojne nje vullnet politik real dhe pranimi se vullneti i deritanishem ka qene bllokues dhe i pamjaftueshem per realizimin e reformave ne drejtesi dhe reformen zgjedhore, eshte nje imperativ qe nuk mund t'i shmanget me askush. I. S