E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne parti

Deputeti Prec Zogaj thote se nuk duhet te behet ndarja e posteve qeveritare nga ato partiake. Sipas Zogajt, nuk ka logjike te ndahen keto poste, pasi ato jane rrjedhoje e njera-tjetres. "Une gjithnje kam pasur bindjen se kjo nuk eshte e domosdoshme, sepse ne fund te fundit, pergjegjesia ne administrate eshte pikesepari pergjegjesi politike", tha ai. Ne parti, shprehet Zogaj, konkurrohet per te fituar zgjedhjet dhe nuk ka politike, keshtu qe nje sekretar i larte i partise eshte normale te pretendoje per t'u bere minister. Idene e ndarjes se posteve qeveritare nga ato partiake e hodhi kryeministrit Berisha, njeheresh kryetar partie pas zgjedhjeve te 18 shkurtit. Sipas tij, ndarja e posteve ekzekutive nga ato partiake duhej bere me qellim rifreskimin e jetes partiake dhe funksionin e plote te saj. E.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›