Shtyhet takimi, shkak angazhimet
Tryeza e opozites per te bashkerenduar qendrimet politike, e caktuar per t'u zhvilluar dje, eshte anuluar dhe ora 11:30 nuk i ka gjetur bashke pese drejtuesit opozitare. Arsyeja ka qene angazhimi dhe programi i tyre i punes. "Nuk ishte nje tryeze zyrtare. Do te kishte nje takim, i cili nuk u realizua, jo per shkak te ndonje kontradikte, por te angazhimeve te gjithsecilit. Takimi do te kryhet me patjeter dhe anulimi nuk kishte te bente me ndarje qendrimesh", - sqaroi Engjell Bejtaj lidhur me anulimin e takimit te pare mes te majteve ne 2008-en. Nderkaq, PSD-ja shpreh edhe nje here gatishmerine e saj per kryerjen e reformave integruese dhe shqetesimin maksimal se eshte mazhoranca, ajo qe ka bllokuar procesin e integrimit ne NATO dhe ne BE. Sipas socialdemokrateve te ish-kryetarit te Kuvendit, Skender Gjinushi, eshte shumica ne pushtet, ajo qe duhet te ndryshoje kurs e te heqe dore nga te metat e keqqeverisjes qe jane verejtur sipas tyre, qe diten e pare kur te djathtet erdhen ne pushtet. I. S