Lesi i kërkon Berishës ndryshime në qeveri
Pas debateve brenda Partisë Demokristiane, deputeti Nikollë Lesi i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar. Gjatë një prononcimi për media, zoti Lesi theksoi nevojën e ndryshimeve, pasi sipas tij premtimet elektorale nuk mund të mbahen me një kabinet të tillë qeveritar. “Berisha nëse do që të mbajë premtimet, atëherë duhet të bëjë edhe ndryshimet e nevojshme. Ministritë janë kthyer në çiftliqe të ministrave”, tha ai.///start///