Sollaku: Gati të ballafaqohem me komisionin hetimor
m me komisionin hetimor
Pas mbledhjes së sotme të komisionit hetimor “Sollaku 2” ka reaguar organi më i lartë i akuzës.
Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se është i gatshëm të ballafaqohet me komisionin. Ai kërkoi nga anëtarët e tij të bëjnë të njohur faktet që zotërojnë. “Jam njohur nga media për raportin e Ministrisë së Drejtësisë. Unë dua që hetimi im të kryhet sipas ligjit dhe të mos paragjykohet”, deklaron më tej Kryepokurori.
Gjithashtu, Sollaku kërkon nga komisioni vendimin e Kuvendit për të si dhe planin hetimor të përcaktuar për t'u ndjekur. “Në komisionin hetimor duhet të ketë edhe një përfaqësues nga Prokuroria”, përfundon në deklaratën e tij Sollaku.