Berisha kërkon zbardhjen e të vërtetave historike

Ai ishte i pranishëm në konferencën me rastin e Ditës së Albanologjisë, ku u ka kërkuar studiuesve që të rishkruajnë historinë mbi bazën e të vërtetave dhe ta interpretojnë atë jashtë ideologjive.
“Ne duhet t'i shohim gjërat direkt, me sensin më të madh të realizmit. Raporti i kombit me të vërtetën është i njëjtë me raportin e individit me të vërtetën. Një komb i lirë e ndërton atë gjithnjë e më pranë dhe më saktë me të vërtetën, një komb i shtypur nuk e ndërton dot atë dhe e vërteta mbetet një iluzion për të", theksoi Berisha. Në këtë kuadër, tha ai, gjuha shqipe meriton një përpjekje shumë të madhe për ta vendosur atë në piedestalin e të vërtetave të saj të mëdha.
Kryeministri kërkoi mbrojtje të gjuhës shqipe dhe një vend qendror në të gjitha programet arsimore, ndërsa garantoi mbështetje për albanologët në studimet e tyre të mëtejshme në këtë fushë. "Gjuha nuk mund të injorohet se për arsye të ndryshme njohu vështirësitë e saj. Ishin të mëdhenj ata burra që me një përballje shkencore u përpoqën ta zhvillonin dhe konsolidonin atë në një hulli natyrale, por përpjekja për ta zhveshur gjuhën nga ajo pjesë e saj që ishte ligjëruar në shekuj, ishte liturgjia dhe përpjekje e bazuar tërësisht në doktrinën staliniste", theksoi Berisha.
Sipas tij, studiuesit duhet t'i bëjnë shqipes shërbimet që meriton, ndërkohë që Ministria e Arsimit t'i gjejë asaj vendin qendror në të gjitha programet e shkollave. "Asgjë nuk ka më të çmuar një komb se gjuhën, le të shkurtohen programet e doktrinave të tjera dhe t'i lihet hapësira gjuhës; një shqiptar i qytetëruar është ai që flet gjuhën e tij", tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri iu kërkoi historianëve të rishkruajnë historinë jashtë ideologjisë, që të dalin në shesh të vërtetat e mëdha të kombit. "Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë apasionant i i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim, se ajo ishte ndrydhur në bunker dhe ishte e deformuar. Në Kosovë armiku përballë dhe historia shkruhej si kur ke përballë pushtuesin. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm ta shkruani mbi bazën e të vërtetave dhe ta interpretoni jashtë ideologjive pushtuese, se edhe komunizmi ashtu ishte", nënvizoi Berisha. /Start/
2011-12-21 11:53