E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: 28 Qershori do ti thotë ndal kësaj keqqeverisjeje

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj ka qenë në fshatin Pishaj në qarkun e Elbasanit. Deputetja, gjatë takimit me banorët e zonës e ka vënë theksin te thellimi gjithnjë e më i madh i varfërisë midis fshatrave dhe qyteteve në vend. Nuk mund të tolerohet më harresa e qeverisë karshi zonave rurale të vendit. Kjo qeveri nuk po bën detyrën që i ngarkohet me ligj për tiu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Çdo individ duhet të gëzojë mbështetje sociale nga shteti, kur ai është në pamundësi për ta përballuar jetesën me forcat e tij deri në fund të muajit. Është e drejtë themelore e çdo shtetasi edukimi apo shëndetësia, por keqqeverisja e këtyre 4 viteve i ka bërë të pamundura këto. Ndaj 28 qershori duhet ti thotë ndal kësaj keqqeverisje është shprehur Leskaj, sipas së cilës PS, ka menduar për të gjithë ata të moshuar, të cilët sot janë 75 vjeç dhe nuk marrin pension për shkak se nuk kanë mbushur vitet e vjetërsisë në punë. Sipas saj, të gjithë ata që janë 75 vjeç, edhe pse nuk i kanë mbushur vitet e vjetërsisë në punë, do tu akordohet një pension social. 28 qershori, është ditë shumë e rëndësishme, është ditë vendimtare për fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Është një ditë, e cila do të ndajë të ardhmen nga e shkuara, do të ndajë të ardhmen nga e kaluara torturuese, që fëmijët tanë të kenë dinjitetin që meritojnë, dhe jo të ikin matanë kufijve për bukë të gojës, ka vijuar Lesakj, duke shtuar se 28 qershori do të vendosë fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Më 28 qershor, kemi në dorë të ndajmë Shqipërinë nga sundimi i Berishës dhe ti japim një frymë të re këtij vendi. Shëndetësia në fshat është në gjendje të mjerueshme. Unë e di që ka ambulanca në fshat, që nuk kanë një aparat për të matur tensioni, ashtu siç kam vizituar ambulanca që nuk kanë shtretër për të bërë një injeksion. Njerëzit kanë nevojë për ambulancë të vërtetë që tju shërbejë, kanë nevojë për një personel që tju shërbejë. Ne kemi menduar që të ketë personel shëndetësor në çdo fshat, por të ketë edhe shërbimin e urgjencës. Më thoni miqtë e mi, pse 48 % e popullsisë që jeton në qytet duhet ta ketë shërbimin e urgjencës dhe 52 % që jeton në fshat, nuk duhet ta kenë? Pse duhet të ketë dy standarde, u shpreh më tej Leskaj, sipas së cilës të drejtat e njeriut që jeton në fshat duhet të jenë të njëjta nga ai që jeton në qytet. Leskaj ka siguruar banorët se PS ka zgjidhje për çdo problem të tyre.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›