Opozita akuzon Berishën për tentativë përsëritjeje të manipulimit të zgjedhjeve si në 1996

Islami: Ristani, në tutelën e Berishës, KQZ institucion jogarant për zgjedhjet
Partia Socialiste hedh dyshime të forta mbi zgjedhjet e 28 qershorit dhe akuzon qeverinë se po mundohet të përsërisë manipulimet e vitit 1996. Ndryshe nga zonja Glover që pohoi se Shqipëria ka ndryshuar shumë krahasuar me vitin 96, Berisha me kërkesën për largimin e saj vërtetoi se ai jo vetëm nuk ka ndryshuar aspak por me mentalitetin e tij të vjetër synon të manipulojë zgjedhjet e 2009 me të njëjtin model që aplikoi në vitin 1996 por me teknika më të sofistikuara duke kërkuar ti fshihet monitorimit ndërkombëtar, u shpreh sekretari për çështjet elektorale në Partinë Socialiste, Kastriot Islami. Nga ana tjetër, Islami ka akuzuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për njëanshmëri politike, sidomos pas letrës që kreu i tij i ka dërguar kryetares së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Glover, ku i kërkonte dorëheqjen. Sipas islamit, ndërkohë që Berisha bëri një gafë politike e diplomatike me pasojë reagimin e fortë ndërkombëtar, Ristani ka shkelur rëndë Kodin zgjedhor duke hedhur njëkohësisht një hap shumë të gabuar në drejtim të deligjitimit të KQZ dhe keqadministrimit të procesit zgjedhor. Kryetari i KQZ, Ristani ka shkelur rëndë Kodin Zgjedhor. Letra e zotit Ristani është dërguar në kapërcim të kompetencave të KQZ dhe në shkelje të vendimeve të tij, pasi vetë KQZ me vendim ka miratuar akreditimin e zonjës Glover si drejtuese e ekipit të vëzhgimit të KQZ. Letra dërguar nga Ristani, në emër të KQZ demonstron qartë qëndrimin e njëanshëm dhe partiak të kreut të KQZ dhe të një personi krejtësisht nën tutelën e Berishës, u shpreh Islami, duke e cilësuar veprimin e kreut të KQZ, si veprim naiv e infantil dhe mbi të gjitha të kundërligjshëm dhe të dënueshëm. Sipas Islamit kjo sjellje e Ristanit ka cenuar shumë rëndë pavarësinë e funksionalitetin e KQZ, i cili ka një mision madhor e deri historik për të administruar për herë të parë në këtë vend anëtar të NATO zgjedhje në përputhje të plotë me standardet demokratike. Veprimi i Ristanit ka lënë të kuptojë për opozitën socialiste se organi që ai drejton nuk do të mund të jetë më një institucion garant për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Bazuar në modelin e sjelljes partiake të Kryetarit Ristani të vendosur tërësisht nën ndikimin personal të Berishës, veprimtaria e KQZ ka filluar të kompromentohet rëndë nga një sërë vendimesh tërësisht me natyrë partiake e antiligjore, të cilat janë një ogur i keq për administrimin e zgjedhjeve, ka vijuar më tej sekretari për çështjet elektorale në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, duke shtuar se sjellja e manipuluar e Ristanit përbën gjithashtu një provokim ndaj Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë e veçanërisht ndaj Kryetares Glover por edhe ndaj OSBE e ODHIR, duke synuar pengimin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e mashtrimit të madh elektoral të vitit 1996. Në deklaratën e tij për mediat, Islami ka ripërsëritur edhe një herë shqetësimin e opozitës së majtë për procesin e aplikimit për kartat e identitetit. Mungesa e vullnetit të qeverisë dhe veprimet e saj selektive kanë vënë në rrezik pajisjen e votuesve me letërnjoftime. Tridhjetë ditë pune larg nga momenti kur do të mund të aplikohej për tu pajisur më letërnjoftim në funksion të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 28 qershorit, situata duket jo premtuese, ka bërë të ditur islami sipas të cilit në shkallë vendi kanë aplikuar deri në 8 maj 2009, vetëm 282 836 votues pa pasaportë ose 38,8% e shtetasve pa pasaportë. Ndërkaq, sipas tij, numri total i letërnjoftimeve të tërhequra është 377 103 dhe ose vetëm 44 % e aplikimeve. Islami ka akuzuar MB, si të paaftë për të informuar se sa është numri i letërnjoftimeve të tërhequra nga votuesit pa pasaportë deri me sot, shifër e cila sipas tij vlerësohet jo më e lartë se 125 mijë. Sipas islamit, në katër qarqe, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Shkodër gjendja vazhdon të jetë tepër shqetësuese, po ashtu edhe 16 rrethe janë shumë prapa me aplikimet. Në këtë kontekst shifrash, Islami shprehu shqetësimin se situata është jo premtuese dhe sipas tij nëse vazhdon me këto ritme është shumë pranë dështimit. Ripërsëris se ky standard i zgjedhjeve me ndikim të konsiderueshëm në rezultatin zgjedhor ka shumë gjasa të dhunohet rëndë nëse qeveria dhe të gjithë strukturat e saj vazhdojnë me të njëjtën mënyrë, ka përfunduar Islami, duke shprehur hapur dyshimin për Ministrinë e Brendshme dhe Qeverinë se po vonojnë e pengojnë dhënien e informacionit.