E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kartat, bileta që të çon në Bashkimi Evropian



Kreu i shtetit vëren se zgjedhjet e 28 qershorit janë prova më e madhe për Shqipërinë pas anëtarësimit në NATO dhe shpreh bindjen se ato do të jenë një hap i ri i mëtejshëm i Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u drejtohet sërish shqiptarëve me apelin për t’u pajisur me karta identiteti, pasi sipas tij, ato janë bileta për në Bashkimin Evropian. Kreu i shtetit priti dje Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Joao Soares. Kreu i shtetit shqiptar shfrytëzoi takimin për t'u bërë apel shqiptarëve të pajisen me karta. Me z. Soares, vlerësoi rolin ndër vite të OSBE-së dhe e informoi atë për procesin e ri zgjedhor në mënyrë të veçantë çështjen e kartave të identitetit. Sipas Topit, inkurajimi i qytetarëve për të aplikuar për marrjen e kartave të identitetit, është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për t’u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës, por edhe për t’u identifikuar e përfituar shërbime të tjera. Kreu i shtetit shqiptar vërejti në takim se “zgjedhjet e 28 qershorit janë prova më e madhe për Shqipërinë pas anëtarësimit në NATO”. Presidenti i Republikës shprehu besimin se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një hap i ri i mëtejshëm i Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane. Në kuadër të zgjedhjeve, Topi theksoi edhe apelin që u ka bërë qytetarëve shqiptarë për pajisjen me karta identiteti. Duke vërejtur se zgjedhjet e 28 qershorit janë prova më e madhe për Shqipërinë pas anëtarësimit në NATO, Presidenti i Republikës shprehu bindjen “se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një hap i ri i mëtejshëm i Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane”. Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së vuri në dukje se Shqipëria ka arritur të përmirësojë rregullat demokratike. “Organizata jonë, - theksoi z. Soares, - i ndjek me shumë vëmendje të gjitha proceset në Shqipëri, nëpërmjet ambasadorit Bosch”. Ai e inkurajoi Presidentin shqiptar edhe për përpjekjet që ka bërë për moscënimin e pavarësisë së gjyqësorit. “E admiroj shumë rolin që po luani si President i Republikës dhe si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, - tha Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i cili shprehu vlerësimin në mënyrë të veçantë për rolin që kryetari i shtetit ka luajtur e do të vazhdojë të luajë për pavarësinë e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Presidenti Topi, në emër të shtetit shqiptar, vlerësoi kontributin e OSBE-së, i cili edhe në të kaluarën ka qenë mjaft i rëndësishëm për forcimin e institucioneve në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›