E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSV ’91 në Tepelenë

Tepelenë - Kryetari i PSV ‘91, Petro Koçi, ka prezantuar kandidatin për deputet të PSV ‘91 për qarkun e Gjirokastrës, Av. Idajet Beqiri. Gjatë një takimi në Tepelenë. Në takim ishte e pranishme edhe Sekretarja e Përgjithshme e PSV 91, zonja Makbule Çeço.

Në fjalën e tij, zoti Petro Koçi parashktroi dhe politikat e PSV 91 për fshatin dhe zonat rurale në përgjithësi. Ai theksoi se "PSV 91 do të kërkojë njësimin e statusit juridik kushtetucional të të gjitha njësive administrative të republikës, duke shmangur kështu statusin diskriminues mes "komunës" në fshat dhe "bashkisë" në qytet.

“Njësimi i statusit kushtetucional në "Bashki" të të gjitha njësive administrative në fshat apo qytet qofshin do i hapë rrugë dhe urbanizimit të fshatit që është lënë thuajse në harresë prej kohësh. Njësimi i statusit do të shmangë dhe klientelizmin elektoral dhe politik që qeveritë përdorin duke shfrytëzuar mundësinë e ndërrimit të statusit të njësive administrative, nga "komuna" në "bashki", deklaroi Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›