Diplomacia parlamentare, si risi
Një risi që nuk shmanget dot. Ka të bëjë me diplomacinë parlamentare. Një rendiment i suksesshëm i parlamentarizmit, por edhe performancë ndryshe nga aplikimi i legjislaturave të kaluara. Shumë risi, por më pikantja është ajo e diplomacisë parlamentare, një meritë kjo kryesisht e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Për hir të kësaj diplomacie, ajo nuk nguroi të vërë shaminë mbi kokë në vendet arabe, apo kapelen diku në Perëndim për të respektuar protokollet e vendeve që i hapën dyert përgjatë këtyre katër viteve që drejtoi institucionin e Parlamentit shqiptar. Kjo diplomaci, pa dyshim ka edhe kontributin e saj në proceset e anëtarësimit në NATO, përmbylljen e MSA-së, si dhe në njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Znj. Topalli, e cila ka një kontribut të veçantë në lobimin për pavarësinë dhe njohjen e Kosovës shtet, ka parë si emergjente shtrirjen e EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës dhe vijimësinë e përpjekjeve të klasës politike shqiptare këtej dhe matanë kufirit, për shtimin e numrit të vendeve që duhet të njohin Kosovën shtet. Por roli kyç i saj dhe i institucionit të Parlamentit ka të bëjë me proceset integruese të vendit. Konkretisht, anëtarësimin në NATO dhe integrimin evropian. Reformat e suksesshme të qeverisë u përcollën në kancelaritë më të mëdha të Perëndimit, ndërkohë që liderët kryesorë të botës erdhën në Shqipëri në kohë të ndryshme përgjatë këtij mandati 4-vjeçar. Dhe asnjëri prej tyre nuk iku nga Tirana pa hyrë në sallën e Parlamentit. Nga ky institucion, Kryeministri italian, Berluskoni, ai grek Karamanlis, Barrozo, Fratini, e shumë e shumë të tjerë, vlerësuan reformat e qeverisë dhe përcollën mesazhin e qartë se e ardhmja e shqiptarëve është integrimi euroatlantik. Falë këtyre rezultateve, Shqipëria tashmë është anëtare me të drejta të plota në NATO, ndërkohë që ka dorëzuar në Pragë vetëm disa ditë më parë edhe kërkesën për aplikimin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Topalli: Njohjet e mia...
Znj.Topalli, Si kanw ndikuar njohjet tuaja personale me homologwt perendimorw nw procceset integruese tw vendit?
Natyrisht që marrëdhëniet personale, njohjet që unë gjatë këtyre viteve kam realizuar me homologët e mi evropianë dhe jo vetëm, besoj se ka pasur efektin e vet. Njohjet personale dhe miqësia në politikë zënë një vend të rëndësishëm. Unë nuk kam nënvlerësuar rëndësinë e këtij aspekti dhe besoj se po marrim frytet e një pune serioze dhe të vështirë.
Ratifikimet qoftë të MSA-së, qoftë të protokolleve të NATO-s, erdhën si rezultat i një pune në dy plane: së pari, të politikës së brendshme, të reformave, të arritjeve ekonomike, të standardeve politike, të standardeve të të drejtave të njeriut, të konsolidimit të institucioneve, të stabilitetit makro-ekonomik dhe padyshim të stabilitetit politik. Së dyti, është jashtëzakonisht e rëndësishme avokatia e këtyre reformave, e këtij ndryshimi që ka ndodhur në vend në këto tre vjet.
Raportet me presidentin
Një marrëdhënie korrekte institucionale u vu re gjatë kësaj legjislature mes mazhorancës dhe presidentit të republikës. Pavarësisht debateve të ftohta në distancë për ligje të veçanta, dhe pavarësisht kthimit të tyre në disa raste nga kryetari i shtetit, mazhoranca i plotësoi ato për ti bërë ligje. Rastet me delikate janë ato të kthimit të ligjit të pronave apo kodit të ri zgjedhor. Presidenti Topi i riktheu për shqyrtim në kuvend, sugjerime të cilat mazhoranca i mori në konsideratë duke bërë rregullimet e duhura. Më pas ajo i bëri ligje të rëndësishme, me standardet e kërkuara nga faktori ndërkomëbëtarë duke u dhënë shqiptarëve një ligj të ri elektoral që u mundëson votë të lexueshme dhe të sigurtë me datën 28 qershor. Po ashtu edhe ligji aq i debatueshëm për kthimin dhe kompensimin e pronave, ligj i cili u jep pronarëve të drejtën legjitime për të marrë pronën e tyre.
Box
Box
Sesion i Jashtëzakonshëm
258. Ligj nr. 9678, datë 13.01.2007 “Për dhënie amnistie”.
257. Ligj nr. 9677, datë 13.01.2007 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8410 datë 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin Publik e Privat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.
256. Ligj nr. 9676, datë 13.01.2007 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9087 datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.
255. Ligj nr. 9675, datë 13.01.2007 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.
Antikorrupsioni
Gjatë sesionit të gjashtë dhe të shtatë të legjislaturës së XVII-të, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka prekur këto premtime zgjedhore me nismat ligjore të mëposhtme, të votuar pro:
• Ligj nr. 10.023, datë 27.11.2008 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar";
• Ligj nr. 10.024, datë 27.11.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”;
• Ligj nr. 10.018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”;
• Ligj nr. 9906, datë 24.4.2008 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar””;
• Ligj nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
Ligji i parë, i dytë, i tretë dhe i pestë prekin premtimin për forcimin e sistemit të drejtësisë. Ligji i katërt, prek premtimin për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të specializuara.