Leskaj: Berisha, dy të këqija
Elbasan -Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është ndalur në Mashaj të Elbasanit, në takimet elektorale, ku ka deklaruar se “dy gjëra na ka dhënë me shumicë në këto katër vjet Kryeministri Berisha, korrupsionin dhe varfërinë”. Leskaj ka përmendur se në Programin e ri të PS është parashikuar të ngrihet Agjensia e Biznesit Agrar e cila do të bëjë që të mos rikthehen më fenomene të produkteve bujqësore të skaduara e të patregtueshme.
“Ajo që ka ndodhur, është rritja e pjacës së korrupsionit. Do të thotë që korrupsioni është rritur lart dhe është përqendruar në më pak duar, në duart e familjes së kryeministrit dhe në duart e disa qeveritarëve. Pra, korrupsioni nuk është luftuar, është shtuar. Krimi nuk është luftuar, është shtuar”-theksoi Leskaj.
Ky është dallimi mes nesh dhe Sali Berishës,nënvizoi Leskaj , duke shtuar se socialistët në qeverisje do të bëjnë gjithshka që do të premtojnë. Programi ynë, tha ajo nuk është një libër premtimesh apo listë dëshirash që hartohen thjesht dhe vetëm për të marrë vota, si bëri Berisha në 05, por një program konkret me ide dhe zgjidhje të reja.
“Ne jemi forca politike që do ndryshojmë Shqipërinë. Ne jemi forca politike që do t’iu ofrojmë shqiptarëve atë jetë që meritojnë, atë dinjitet që meritojnë. Ne jemi forca politika e cila shikon nga e ardhmja, jo nga e kaluara.”-theksoi Leskaj.