Vizat, Braçe akuza Berishës
Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot, një ditë pasi publikimit të raportit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, që kritikonte Shqipërinë në disa drejtime për sa i përket përmbushjes së standardeve për këtë proces. Në një komunikim me median, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe theksoi se vlerësimet që vijnë nga BE-ja janë realiste. "Vlerësimet e Bashkimit Evropian janë realiste, por është pikerisht kryeministri, ai i cili po zgjedh interesat e veta dhe jo të shqiptarëve"-theksoi Braçe.
Deputeti socialist tha se kryeministri Berisha vuri interesat e familjes së tij, përballë interesave të shqiptarëve për t’u integruar në unionin evropian. Sipas Braçes, KE-ja i vlerësoi të rënda cenimin e pavarësisë së gjyqësorit, sulmim ndaj drejtësisë, duke nënvizuar se përgjegjës për to është vetë Berisha, duke sjellë kështu mohimin që iu bë shqiptarëve për lëvizjen e lirë në vendet e BE-së.