E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha deklaron se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë të lira

18/05/2009  “Procesi tërësisht brenda standardeve ndërkombëtare”

Sulme ndaj kryesocialistit Edi Rama për reagimet antiintegruese

Kryeministri Sali Berisha është shprehur i bindur se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit do të jenë vërtet të lira dhe të ndershme. Duke folur në komunën e Gorishtës të Korçës, shefi i mazhorancës ka deklaruar se të gjithë votuesit shqiptarë do të kenë mundësi të votojnë të lirë dhe se procesi do të jetë tërësisht brenda standardeve të kërkuara nga të gjithë. Ai theksoi se zgjedhjet mbështeten në një proces ku qytetarët do të jenë të pajisur me kartat e reja të identitetit, me një regjistër elektronik të saktë. Ai është shprehur me tone tepër kritike ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, që sipas Berishës ka bërë gjithçka që proceset integruese të vendit të dështonin vetëm për qëllime politike. “Opozita shqiptare u kërkonte kancelarive evropiane që të mos votonin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, se do të prisheshin zgjedhjet. Pse do të prisheshin zgjedhjet? Zgjedhjet nuk prishen se do humbasësh ti zotëri (Rama), ato nuk prishen se thyhen këmbët e karriges sate”, - ka deklaruar kreu i qeverisë. Ai ka theksuar se, pavarësisht asaj çka mendon kryesocialisti Rama, në Shqipëri do të realizohen zgjedhjet më të mira dhe se koalicioni i partive të djathta do t’i fitojë ato për të vazhduar mandatin e dytë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjatë takimeve në disa komuna të rrethit të Korçës Kryeministri Berisha ka vënë theksin në ndryshimet që ka pësuar vendi gjatë katër vjetve të fundit. Ai tha se vetëm në muajit dhjetor, janar, shkurt, si në asnjë vend në rajon, janë firmosur 5 miliardë euro investime. Shefi i ekzekutivit u shpreh se mazhoranca kuptoi se pa pasur organizim në komunat e vendit dhe pa u krijuar atyre të gjitha kushtet: rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe shërbime, Shqipëria nuk do të kishte zhvillim. “Ne nuk duam që një pjesë e Shqipërisë të bëhet Evropë dhe pjesa tjetër të mbetet Afrikë. Ne duam që Shqipëria të jetë evropiane në Korçë, Tiranë, Potgorie, në Voskop dhe kudo. Katër vjet më parë, kur ne shpallëm programin tonë, e dinim se sfida më e madhe për ne ishte urbanizmi i fshatit shqiptar. E dinim se kjo sfidë kërkonte miliarda, e dinim se kjo sfidë, kjo përballje do të thoshte se duhej të dinim të dilnim nga një situatë e trashëguar tejet e rendë”, - deklaroi Berisha. Por falë reformave të ndërmarra vendi nisi ndryshimin. Ai kujtoi proceset e rëndësishme integruese të vendit, anëtarësimin e plotë në NATO, ratifikimin e plotë të MSA-së dhe hyrjen e saj në fuqi, si dhe dorëzimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat. Berisha nënvizoi gjithashtu se përballë kësaj alternative, që mbështetet mbi fakte dhe të vërteta, qëndron alternativa e shpifjes, e trillimit dhe mashtrimeve të opozitës.

Për programin

“Në programin tim nuk ka asgjë tjetër përveç interesave tuaja. Sigurisht që nuk mundemi të plotësojmë çdo interes të çdo individi, por ne mundemi dhe do të plotësojmë çdo interes fisnik të çdo individi. Interesat tuaja janë rrugë të mira dhe unë ju them se do të ndërtojmë rrugë të mira, interesat tuaja janë shkolla të mira, ujësjellës, kanalizime, interesat tuaja janë që ju të shisni në treg prodhimet tuaja.”

Për opozitën

“Opozita vërtet mund të mos rrisë pagat dhe pensionet, por a ka opozitë në botë që të kërkojë që ato të mos rriten? Çdo opozitë i kërkon qeverisë t’i dyfishojë ato. Opozita proteston dhe bën thirrje të mos rritim pagat dhe pensionet. Opozita kërkon dhe bërtet të mos aplikojmë në BE. Opozita u kërkonte kancelarive evropiane që të mos votonin për Shqipërinë në NATO, se do të prisheshin zgjedhjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›