Leskaj: Berisha kercenoi sistemin e drejtesise

“Pershendes Senatin Amerikan per ratifikimin e marreveshjes per anetaresimin ne NATO. Gjithesesi me duhet te them se ratifikimi nga Senati i hap rruge dhe ratifikimit nga vende te tjera, por kjo duhet vleresuar si angazhim i vendit per te arritur reformat e tjera. Une prisja qe dje kryeministri te adresonte pergjegjesite pas deklarateve te disa senatoreve. Daniel Fried ka thene se lufta kunder korrupsionit duhet te jete totale, per te treguar se asnje nuk eshte mbi ligjin”, u shpreh Leskaj.
Me tej, deputetja socialiste i beri thirrje kryeministrit qe te permende edhe raportet kritikuese, pervec atij te TI. “Korrupsioni eshte ngritur ne nivele te larta ne Shqiperi dhe problem serioz eshte kapja e shtetit. Me rritjen 0.5 %, Shqiperia ka lene pas vende qe kane dale nga lufta. Ja vlen te krenohesh kur le pas vendet e Kaukazit dhe synon te shkosh ne Europe? Berisha nuk citon raportet e KLSH-se. Sipas KLSH-se, 62-65 % e tenderave jane me shkelje. Po sipas ketij raporti, asnje lek nuk eshte arketuar ne vitin 2007 nga tregetia e armeve. Atehere ku kane shkuar keto para?”, shtoi Leskaj.
Ne viijim te akuzave ne drejtim te kreut te qeverise, ajo tha se, me deklaraten e djeshme, Berisha ka kercenuar hapur prokuroret dhe gjykatesit. “Vendi po shkon poshte, nuk shkon larte z.kryeminister. Kryeministri kercenoi drejtesine, por a behet pastrimi i drejtesise me thirrje?”, vijoi kryetarja e grupit parlamentar socialist.