E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Berisha kerkon te kontrolloje gjyqesorin

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Berisha se po perpiqet te vere nen kontroll sistemin gjyqesor te vendit, permes projektligjit per prokurorine.

Duke folur ne seancen e sotme parlamentare, Meta ka hedhur poshte edhe ftesen e bere nga kryeministri per bashkepunim.

“Denoj agresionin e kryeministrit me ligjin per prokurorine. Pavaresia e gjyqesorit mbrohet edhe me Kushtetute, ky sistem eshte i pavarur nga qeveria. Por me kete ligj te gjitha ceshtjet e gjyqesorit kalojne ne kontrollin e qeverise. Ne si LSI fteses se Berishes per te bashkepunuar me te jo vetem qe i pergjigjemi negativisht, por i bejme thirrje faktoreve te tjere parlamentare qe ta izolojme”, ka pohuar Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›