PS: “Situata energjetike katastrofe"
Debati per kufizimet e energjise elektrike ka dominuar ne diskutimet paraprake te deputeteve gjate zhvillimit te seances se djeshme parlamentare. Deputetet socialiste Erion Braçe dhe Marko Bello kane kerkuar llogari nga qeveria per situaten aktuale energjetike, e cila, sipas tyre, eshte e mjerueshme dhe se mungesat e energjise po i kapercejne kufijte. Braçe tha se eshte e patolerueshme qe KESH-i vazhdon te mbaje te njejta orare te gjate kufizimesh energjie, edhe pse situata ne liqenit e Komanit dhe Fierzes jane ne parametra optimale. Fjala e deputeteve socialiste eshte pasuar nga kunderpergjigja e menjehershme e ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, i cili tha se qe nga dita e djeshme kane filluar reduktimet e oreve te nderprerjes se energjise elektrike. Po keshtu, te njejten gje ka pohuar edhe kryeministri Berisha, i cili tha se qe nga dita e djeshme KESH-i eshte urdheruar prej tij qe te ule orarin e kufizimeve energjetike.
18 Dhjetor 2007