KSHH: Do të monitorojmë zgjedhjet parlamentare
Në një deklaratë të shpërndarë sot për mediat nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit thuhet se, "KSHH do të vëzhgojë procesin parazgjedhor, fushatën eletorale dhe zgjedhjet e 28 qershorit 2009
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) do të monitorojë zgjedhjet e reja parlamentare që do të organizohen më 28 qershor 2009 në Shqipëri.
Në një deklaratë të shpërndarë sot për mediat nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit thuhet se, "KSHH do të vëzhgojë procesin parazgjedhor, fushatën eletorale dhe zgjedhjet e 28 qershorit 2009 me qëllim që të kontribuojë për respektimin e votës së lire të zgjedhësve, zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.
KSHH është në procesin e akreditimit të rreth 150 vëzhguesve afatgjatë dhe afatshkurtër. Vëzhgimi do të shtrihet kryesisht në rrethet: Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se fushat e monitorimit do të prekin aspekte të veçanta të procesit parazgjedhor dhe të fushatës zgjedhore, ndër të cilat, shpallja e listave përfundimtare të votuesve, regjistrimi i partive politike dhe koalicioneve, pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit, respektimi i Kodit të Etikës nga partitë politike dhe kandidatët e tyre, etj.
KSHH, do të bëjë të ditur raportet që do të mbajë për ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)