3- mujorin e parë të këtij viti investimet publike arritën në 18.2 miliard lekë

Investimet publike gjatë tremujorit të parë të këtij viti arritën në 18.2 miliardë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave gjatë periudhës janar-mars, investimet publike janë rreth 4 herë më të larta, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2004. Në periudhën janar-mars 2004 investimet publike ishin 4.5 miliard lekë, ndërsa 3-mujorin e parë të këtij viti ato rezultuan 18.2 miliardë lekë. Ritmin më të lartë të investimeve e shënuan investimet në infrastrukturën rrugore. Gjatë këtij viti po punohet në mbi 70 akse rrugore në të gjithë vendin, në përmbushje të objektivit të qeverisë për një infrastrukturë të standardeve evropiane.
...