E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista, kandidatet e LSI ne 12 qarqe

Levizja Socialiste per Integrim eshte nder te parat parti, qe ka publikuar kandidatet e saj ne 12 qarqet e Shqiperise. Ne nje metode ndryshe nga partite e tjera parlamentare, LSI nuk ka ngurruar te prezantoje kandidatet qe do te perfaqesohen sipas Kodit Zgjedhor. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate takimeve paraelektorale, ku ka prezantuar programin, ka bere edhe prezantimin e perfaqesuesve te kandidateve te partise se tij. Por me te rezervuar jane treguar kryetaret e partive te tjera aleate, te cilet preferojne te shfrytezojne te gjitha afatet kohore per te nxjerre listat e kandidateve per deputete. Por kjo levizje e Metes, me shpejt se te tjeret, solli dhe pakenaqesite e para ne radhet e Levizjes Socialiste per Integrim, per vendosjen apo emerimin ne listat zgjedhore. Anetarja e kryesise, Brisilda Gjikondi dhe ish-zyrtari i larte i Policise se Shtetit, Pjerin Ndreu, ishin te paret qe megjithese u larguan ne heshtje, shprehen pakenaqesine per listat e kandidateve. Por deri me tani, te dy ish-zyrtaret e larte te Levizjes Socialiste per Integrim, zyrtarisht nuk kane deklaruar nje shkak te tille. Kjo gje eshte bere e ditur nga zyrtare te larte te LSI-se, qe kane shpjeguar arsyen e largimit nga partia te anetareve te saj. Ky precedent edhe te tjere qe vijuan me pas, bene qe kryetaret e partive me te medha parlamentare, te marrin vendimet e tyre afatin e fundit kur i percakton edhe ligji. Ndersa tashme ne pothuajse te gjitha partite, kane mbaruar hartimet e listave te kandidateve dhe priten qe prej dites se sotme, te mbledhin kryesine per miratimin e detajeve te fundit, sic mund te jete renditja, apo e emrave te rinj. Burime prane Levizjes Socialiste per Integrim, bejne te ditur se pritet qe kryesia e kesaj partie, te mblidhet diten e sotme per te miratuar emrat e kandidateve per deputete.

D.Dedej

LISTA E LSI, SIPAS RENDIT ALFABETIK

QARKU TIRANE

Edmond Panariti

Erisa Xhixho

Filloreta Kodra

Ilir Meta

Ilir Dashi

Luan Rama

Pellumb Xhufi

Shezai Rrokaj

Viron Bezhani

QARKU ELBASAN

Bujar Kllogjeri

Rexhep Bica

Zenun Bullari

QARKU DIBER

Agim Hysa

Bajram Krashi

Ilir Balla

Lutfije Meta

Monika Kryemadhi

Nazmi Kaja

QARKU SHKODER

Nora Malaj

Saemira Laci

Seit Fishta

Sokol Axhemi

Vjollca Vucini

QARKU GJIROKASTER

Genc Sinoimeri

Luan Memushi

QARKU BERAT

Gledian Rehovica

Nasip Naco

Mustafa Muci

Petrit Ago

Sadik Muka

Tomorr Kapllani

Qarku Lezhe

Gjovalin Bushi

Ndre Legisi

Qarku Durres

Artur Zheji

Lefter Koka

Qarku Korce

Mishel Papakozma

Petrit Vasili

Qarku Fier

Dritan Prifti

Spartak Braho

Qarku Kukes

Zef Cupi

Qarku Vlore

Nikollaq Neranxi

Shkelqim Selami


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›