Rama: Raporti i "Balkan Monitor", Shqipëria vendi më i korruptuar në rajon

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp është shprehur për raportin e "Ballkan Monitor", realizuar nga Gallupi në bashkëpunim me Fondin Europian për Ballkanin.Sipas Ramës Raporti e përcakton Shqipërinë si një rast të veçantë negativ në kapitullin për qeverisjen e korrupsionin, duke theksuar se vendi ynë përbën një përjashtim në rajon për nivelin e lartë të korrupsionit.
Sipas Ramës Sali Berisha po përpiqet ta mbulojë malin e mëkateve të qeverisjes së tij me një mjegull rrenash, faktesh të deformuara, shifrash të sajuara, inaugurimesh e spotesh banale që i paguan me lekët e shqiptarëve, ndërkohë që vetëm në 4 muajt e fundit, janë shprehur shumë qartë për gjendjen e rëndë të korrupsionit 3 burime prestigjioze ndërkombëtare dhe e nënvizojnë Shqipërinë si vendin më të korruptuar në rajon dhe me diferencë të madhe midis vendeve të tjera.