E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria,ende ka vështirësi me vizat

Lëvizja Europiane e Shqipërisë ka publikuar raportin për liberalizimin e vizave për një kategori personash dhe monitorimin e marrëveshjes së bërë nga 1 janari 2008. Sipas këtij raporti kategoritë e lehtësuara ende kanë vështirësi për marrjen e vizave dhe se proçedura e aplikimit është e gjatë. Në raport gjithashtu shkruhet se kostoja e aplikimit për vizat shengen për këtë kategori është e lartë për shqiptarët .Sipas këtij raporti janë refuzuar 21 përqind e kërkesave kurse në vitin 2007 janë refuuzuar 23 përqind e kërkesave të aplikantëve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›