E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: “Faji i përket Topit”

Tiranë (start)-Partia Socialiste ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit të një dite më parë, ku sipas Berishës, zgjidhja e problemit të Kodit zgjedhor të kthyer në Parlament ngha Presidenti Topi, ishte në dorën e opozitës. Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, tha se vonesat janë shkaktuar nga Topi, i cili ka vonuar Kodin e ri.

Sipas Leskajt, kreu i shtetit mund të evitonte dekretin, duke e miratuar atë. Deklaratat e Berishës, Leskaj i ka konsideruar si jo serioze. Kryetarja e grupit kuvendor të PS-së, tha më tej, se nuk do të jetë Ilir Meta, ai që do të mbajë në pushtet Berishën.

“Vonesa e shkaktuar nga dekreti presidencial, i cili mund të ishte shmangur lehtësisht pa asnjë problem kushtetues nga ana e vetë Presidentit, s'duhet të zgjatet pa asnjë nevojë nga ana e Kryeministrit. Ne i kujtojmë se ai e ka për detyrë të nxitë zgjidhjen për të garantuar një zbatim rigoroz të Kodit Zgjedhor, duke filluar nga ngritja e menjëhershme e administratës qendrore zgjedhore dhe jo të bëjë cic-mic duke luajtur me fjalë për të bërë diversion ndaj Partisë Socialiste”-theksoi Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›