Rusia nuk do të lejojë vendet e tjera të prodhojnë Kallashnikov
Moskë - Rusia nuk do të lejojë më që vendet e tjera të prodhojnë në mënyrë të paliçensuar kallashnikov. Sipas shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ajo ë disa vende po bëjnë është një padrejtësi. “Kallashnikovi është një armë ruse, ekskluziviteti i së cilës i takon vetëm asaj dhe nëse të tjerët kërkojnë të prodhojnë duhet të marrin leje”, ka thënë Lavrov. "Në këtë moment shumë vende po tentojnë të prodhojnë pushka automatike "Kallashnikov" pa liçencë. Ne e luftojmë këtë dukuri dhe do të veprojmë në mënyrë aktive kundër kopjimit të paligjshëm të armës ruse", tha Lavrov.