Leskaj: Mazhoranca, presion mbi Presidentin dhe Gjykaten e Larte
Votimi kunder dekreteve te Presidentit nga ana e mazhorances shfaq qarte presionin ndaj Presidentit dhe gjyqesorit. Ne te tille perfundim ka arritur Grupi parlamentar i Partise Socialiste, lidhur me qendrimin e mbajtur nga kampi i djathte ne seancen e dy diteve me pare, mbi dekretet e Presidentit per anetaret e Gjykates se Larte. Sipas kryetares se ligjvenesve socialiste, qendrimi i mazhorances ve ne pikepyetje pavaresine e institucioneve. “Eshte fare i qarte presioni qe i eshte bere Presidentit dhe ne jemi kunder cdo lloj presioni ndaj institucioneve te tjera te pavarura, sepse kjo kercenon pavaresine e institucioneve dhe shtetin ligjor”, u shpreh Leskaj gjate nje komunikimi me mediet. Por, nderkohe, duke bere me dije qendrimin e prere te Partise Socialiste, Leskaj vuri ne dukje se “partite nuk mund t'i imponojne Presidentit te Republikes, emrat e gjykatesve te cilet Kushtetuta i jep te drejten atij qe t'i dekretoje”. Ne gjykimin e saj, konsultimi mes Presidentit dhe Kuvendit mund te zhvillohet vetem per te percaktuar disa kritere orientuese ne procesin e perzgjedhjes se emrave, por nuk mund te jene percaktuese ne perzgjedhjen e Presidentit. Njekohesisht, kryetarja e grupit kuvendor socialist shprehu gatishmerine e selise roze per te kontribuar ne nje proces te tille.