E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Oferta e PS-së nuk lidhet me pazare postesh

TIRANË Pikat e propozuara nga Partia Socialiste nuk janë ofruar për pazare postesh. Ky është qëndrimi i deputetes së PS-së, Valentina Leskaj, lidhur me 10 pikat e publikuara pak kohë më parë nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Në një intervistë televizive, Leskaj e ka konsideruar një shans të humbur statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deputetja e PS-së shtoi se, nga 12 rekomandimet që iu kërkuan Shqipërisë për t’i përmbushur, vetëm njëri prej tyre lidhej me qëndrimin e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›