Leskaj: Pakete per reformen ne drejtesi
Rozeta Rapushi
Selia roze ofroi dje nje pakete propozimesh konkrete per reformen ne drejtesi. Kryetarja e Grupit parlamentar, Valentina Leskaj, i shtriu doren mazhorances per te bere nje pakt kombetar per reformen ne sistemin e drejtesise, duke ndryshuar nga mandati gjyqtareve, informimi e deri te pavaresia e prokurorise. "Ne ofrojme nje plan veprimi, i cili, sipas optikes tone, duhet te ndjeke disa hapa konkrete. Te merret me ceshtjet e mandatit te gjyqtareve, autonomise, pages, karrieres, besueshmerine e tyre si dhe permiresimin e gjykimit", tha Leskaj. Plani i PS-se, qe do te behet shume shpejt pjese e punes se Komisionit per Reformen, sugjeron qe te mos kufizohet mandati i gjyqtarit ne te gjitha shkallet dhe te mos preket paga e tij, por te jete vetem ne rritje. Nga ana tjeter, Leskaj tha se gjyqtari duhet te fitoje te drejten per te kerkuar rritje ne detyre apo transferime, mbeshtetur ne parimin e vjetersise ne detyre, si dhe te kufizohet hapesira per pezullimin, transferimin dhe ndeshkimin e tyre. Sipas kryetares se Grupit socialist, vendime te tilla duhet te merren vetem ne raste te parashikuara qarte ne Kushtetute dhe ne detaje ne ligjin qe rregullon statusin e gjyqtarit. Ajo kerkoi qe te behen ndryshime te shpejta ligjore, per t'u garantuar edhe qytetareve te drejten e informimit, pse jo dhe te monitorimit te veprimtarise se gjyqtareve dhe prokuroreve.
PS kerkon qe te behet nje gjykim transparent dhe me cilesi i ceshtjeve, duke kufizuar abuzimet apo vendimet e padrejta ne drejtesi. Reforma duhet te preke dhe Keshillin e Larte te Drejtesise. "Te sigurohet rishikim teresor te kuadrit ligjor te KLD, me synim konsolidimin e rolit e pergjegjesive te tij, si dhe per te forcuar autoritetin, kapacitetin e besueshmerine", thuhet ne nje prej pikave te paketes se PS-se. Nje tjeter ceshtje, qe kryetarja e Grupit socialist, Leskaj, tha se duhet te preke reforma ne drejtesi, eshte ajo per edukimin dhe formimin juridik te sistemit te shkollave te larta te drejtesise. Paketen e plote, PS do ta dorezoje ne komisionin per reformen, nga ku gjate shartimit do te priten edhe sugjerimet e partive politike mbi propozimet e bera. "Duhet qe procesi te marre forme dhe pa humbur kohe te kalohet ne veprime konkrete", sugjeroi kryetarja.
Leskaj ka kerkuar qe per arritjen e kesaj marreveshjeje, perpara Samitit te Bukureshtit, kerkon veprime te menjehershme nga ana e Kuvendit te Shqiperise dhe vecanerisht Komisioni i Ligjeve. I cili duhet te vendose nje dialog intensiv me te gjithe grupet e interesit dhe aktoret e sistemit, te percaktoje rruget dhe menyrat me te mira per thithjen e ekspertizes lokale dhe nderkombetare, ne funksion te reformes dhe te identifikoje problemet themelore qe ka drejtesia sot dhe qe meritojne nderhyrje. Ky eshte projekti i pare, qe nje force politike propozon per permiresimin e sistemit te drejtesise. Nderkohe qe kreu i Grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi, eshte shprehur se pakti i propozuar nga Rama per drejtesine eshte i panevojshem, pasi rezoluta e miratuar e perfshin nje gje te tille dhe ka me shume peshe se nje deklarate.
Konsensusi
Ligjet kalojne 12 nene te ligjit te "gjyqesorit"
Politika ben hap para per reformen ne drejtesi. Me ne fund, nga komisioni i reformes i zhvilluar me dyer te mbyllura, dje u dha lajm i mire, se me konsensus u votuan 12 nenet e para te projektligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor", nga 45 ne teresi. Nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se diskutimi po ecen mire dhe nje pjese e neneve kaluan me konsensus. "Debat kishte, por mund te them se eshte konstruktiv. Nje pjese e neneve u lane per t'u diskutuar nje kohe tjeter, per shkak te debatit si dhe per te pritur sugjerimin e eksperteve", tha Xhafaj. Nenet me te debatueshme jane ato qe permbajne ndryshime per karrieren e gjyqtareve, si dhe per Inspektoratin e Kontrollit, nese ai do te jete ne varesine e Ministrise se Drejtesise apo Keshillit te Larte te Drejtesise. "Pergjithesisht nga diskutimet e deritanishme jane marre ne konsiderate sugjerimet e eksperteve. Por kryesore jane nenet qe lidhen me emerimin, karrieren dhe kushtet e emerimit te gjyqtareve", vijoi nenkryetari. Puna do te vijoje ne ditet ne vijim, derisa komisioni te kaloje nje per nje te gjitha nenet e projektligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor".