E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare duhet te garantoje e ndryshoje drejtesia

Patundshmeria, mos kufizimi ne kohe i ushtrimit te mandatit te gjyqtarit ne te gjitha shkallet e hierarkise gjyqesore
Paprekshmeria dhe rritja konstante, adekuate e prioritare e pages dhe perfitimeve te tjera te posacme te gjyqtarit
Ofrimi i alternativave dhe stimujve, ne funksion te integrimit, qendrueshmerise dhe rritjes ne karriere gjyqesore
Ushtrimi i se drejtes se gjyqtarit per te kerkuar dhe fituar transferime, ngritje ne detyre dhe funksione drejtuese e administrative, mbeshtetur ne parimin objektiv te vjetersise ne detyre "senjorise", te kombinuar me meriten individuale ne ushtrimin e mandatit
Kufizimi i hapesires per pezullim, transferim, ndeshkim disiplinor dhe largim nga detyra te gjyqtarit vetem ne raste te parashikuara qarte dhe shprehimisht ne Kushtetute dhe ne detaje ne ligjin qe rregullon statusin e gjyqtarit
Nenshtrimi i gjyqtarit vetem ndaj nje skeme per procedimin disiplinor, qe ofron garanci per parandalimin dhe eliminimin e presioneve e ndikimeve te papershtatshme, direkt ose jo, te pushteteve ose individeve qe kane interes, si mbi gjyqtarin e proceduar ashtu edhe gjyqtaret e tjere
Rritjen e besueshmerise se institucioneve te drejtesise te publiku me qellim qe te garantohet e drejta e qytetareve per te njohur, monitoruar dhe kontrolluar menyren se si ushtrohet veprimtaria e gjyqtareve dhe prokuroreve
Reforma ne drejtesi duhet te synoje konsolidimin e rolit dhe pergjegjesive te Keshillit te Larte te Drejtesise per te forcuar autoritetin, kapacitetet, besueshmerine dhe veteveprimin e ketij institucioni, perberjen dhe perzgjedhjen e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise. Fillimi dhe perfundimi i mandatit ne Keshillin e Larte te Drejtesise.
Forcimin e autonomise se institucion te prokurorise, vendosjen dhe forcimin e rolit te Keshillit te Prokurorise ne emerimin, vleresimin dhe ngritjen ne detyre dhe procedimin disiplinor te prokuroreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›