Leskaj-Sejdiu: Të forcohet bashkëpunimi
Presidenti kosovar Sejdiu në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri është takuar edhe me kryetaren e grupit parlamentar të PS Leskaj. Ata bashkëbiseduan për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat midis dy vendeve.
TIRANE- Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, ka takuar kryetaren e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj. Leskaj dhe Sejdiu kanë bashkëbiseduar për rolin dhe angazhimin e përbashkët të shqiptareve në dy anët e kufirit për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Presidenti kosovar Sejdiu vlerësoi rolin e opozitës gjatë gjithë procesit të pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj si shtet i pavarur. Ndërkohë Leskaj, garantoi se PS si në opozite dhe në qeverisje do të ketë prioritet forcimin e bashkëpunimit me Kosovën, ndihmë dhe angazhim konkret për forcimin e shtetit të ri kosovar. (a.r/news24/balkanweb)