E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euromax zgjerohet ne Tirane

Rrjeti i supermarketeve, "Euromax" vazhdon te zgjeroje aktivitetin e tij. Burimet zyrtare te kompanise kane pohuar dje se, ne daten 4 shtator, Tiranes i shtohet dhe nje tjeter Euromax Express. Behet fjale per nje dyqan te formatit Express, i konceptuar per te qene sa me prane konsumatorit duke ofruar artikuj te konsumit te perditshem. Ky dyqan eshte pozicionuar ne qendren tregtare "Condor", rruga. e Kavajes, ne zonen prane ish-parkut te autobuseve dhe ka nje siperfaqe rreth 800 m2, e cila synohet te kene te gjitha pikat vijuese te zinxhirit Euromax Express. Shume pika te tjera Euromax Express jane ne projektet afatshkurtra te kompanise ne zona te ndryshme te Tiranes, por gjithashtu edhe ne qytete te tjera. Shume shpejt Euromax do te jete prezent ne zonen e Linzes , tek rruga Don Bosko si dhe shume shpejt do te jete prezent edhe ne Shijak. Hapja e supermarketit te ri Euromax , ka vijuar rrjetin e supermarketeve Euromax me 13 pika shitjesh, aktualisht 9 ne Tirane, 2 ne Durres, ne Fier dhe Elbasan. Shume shpejt do te kete nje supermarkete Euromax serish ne kryeqytet duke u afruar ne zonat urbane si dhe ne qytete kryesore te vendit. Hapja e ketij supermarketi eshte shoqeruar me oferta per klientet me me ulje ne 50% te artikujve kryesore, si shume produkte dhurate. Euromax eshte linja me e madhe e supermarketeve te shitjes me pakice ne vendin tone. Ne Shqiperi, shume biznese te shitjes me pakice kane kaluar nga niveli i nje dyqani te vetem ne nje rrjet dyqanesh. Te tilla linja te shitjes me pakice i takojne sektoreve te shitjes se produkteve industriale, elektroshtepiake, industrise se shitjes se pjeseve te kembimit te makinave dhe produkteve ushqimore. Bazuar ne studime te kryera ne vend, rezulton se, sektori i shitjes me pakice angazhon drejtpersedrejti 27 per qind te forces aktive te punes ne zonat urbane. Por, konkurrenca e pandershme nga biznese te pa licencuara qe nuk paguajne rregullisht tatimet dhe qe nuk sigurojne punonjesit, mbeten probleme shqetesuese per kete sipermarrjet e ligjshme te pakices qe tashme ne grupuar ne shoqate. Edhe shitja e produkteve jashte standardeve, tregtimi nen peshe, mosdeklarimi i origjines se mallit jane probleme te tjera, qe shoqata kerkon te eliminoje ne respekt te punes dhe te konsumatorit.

Oferta

Hapja e ketij supermarketi eshte shoqeruar me oferta shume interesante per klientet me me ulje ne 50% te artikujve kryesore, si shume produkte dhurate. Euromax eshte linja me e madhe e supermarketeve te shitjes me pakice ne vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›