LSI: Berisha, jo presion Topit
Kreu i LSI-se, Ilir Meta, ndalur ne propozimet e ardhura nga mazhoranca mbi institucionin e Presidentit, u shpreh se “ajo qe ka ndodhur ne parlament eshte shume e rende, jane rrezuar me nje urdher politik pese dekretet e Presidentit, duke cenuar pavaresine e tij. Ne keto kushte, mendoj se perpjekjet per te rikuperuar per ato qe kane ndodhur, sidomos pas situates se Gjykates se Larte, duhet te vazhdojne, dhe njekohesisht do te kerkoja dhe do t’i sugjeroja Presidentit Topi qe te mos beje kompromise nen presionin e veprimeve te tilla brutale, sikurse ishin keto te fundit te z. Berisha ndaj Presidentit ne Parlament”.