Leskaj, Xhufi, Legisi e Ceka ne feste
Pallati i Kongreseve u mbush dje me simpatizante, mbeshtetes te Partise Demokratike ne pushtet, me rastin e 18 vjetorit te krijimit te saj. Ne salle pervec tyre, nuk mund te mungonin deputetet e PD, anetaret e qeverise, te Partise Demokratike, por edhe ambasadore e diplomate te ftuar. Ne sy ra prezenca e kryetares se grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj, kryetari i grupit te LSI, Pellumb Xhufi, i shoqeruar nga deputeti i kesaj partie, Ndre Legisi. Njeheresh ka qene prezent dhe nenkryetari i Kuvendit qe perfaqeson grupin e mazhorances, aleancisti, Neritan Ceka por edhe prania e ish-deputetit socialist Paulin Sterkaj, i cili qendroi per pak kohe ne pervjetorin e krijimit te PD-se. Festa zgjati rreth nje ore, ku pas grumbullimit ne organizimin e djeshem, te pranishmit moren pjese ne fjalimin e mbajtur nga kryeministri dhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha. Mbeshtetes te shumte u munduan te takonin e t'i jepnin doren kryeministrit, i cili ishte i rrethuar nga truprojat e tij.