Leskaj gjurmon reklamat e marra nga Frangaj
Share
Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, duket se po i kthen reston pronarëve të TV Klanit, të cilët kanë lobuar heqjen e tij si ministër në vitin 2007. Në dy kontrollet të fundit në Ministrinë e Punëve Sociale dhe atë të Kulturës dhe Turizmit, Leskaj ka shkuar drejt e tek dosja e reklamave që janë dhënë thuajse pa asnjë mbështetje ligjore për Aleksandër Frangajn.
Gazeta Tema ka botuar kohë më parë një korrespodencë të zëdhënëses së Spiro Kserës me vëllain e Aleksandër Frangaj, rreth mënyrës se si do të faturoheshin 200 mijë dollarë reklama në mënyrë fiktive. Po ashtu, Leskaj po heton dhe spotin promovues për Euronews bërë nga Ministria e Turizmit, kur ai nuk ishte më minister. Të paktën ka leje të nxjerrë dhe ndonjë inat të tij.