E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu darkon së bashku me Ramën në një restorant në Tiranë

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, për të darkuar në një nga restorantet e Tiranës. Të dy kanë qenë në shoqëritë e bashkëshorteve ndërsa janë ulur në restorantin Amour, pranë Stadiumit Dinamo.

As diplomati amerikan dhe as lideri i opozitës nuk bënë asnjë deklaratë për mediat.

Por përvecse një darkë familjare, padyshim që kreu i PS-së dhe ambasadori amerikan kanë biseduar për aktualitetin politik të ditës, ngecjen e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, si edhe zgjedhjen e presidentit të ri, cështje për të cilat opozita ka shprehur publikisht shqetësimin e saj, ndërsa ndërkombetarët kanë bërë thirje për president konsensual dhe mbyllje të reformës brenda 24 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›