E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas reformës zgjedhore, në rrezik dështimi edhe reforma parlamentare

Share

Përballë afatit të 24 majit të vendosur nga Brukseli, veç reformës elektorale, rrezikon të dështojë edhe reforma parlamentare.

Bashkëkryetari i komisionit për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Ditmir Bushati, deklaron për Ora News se me përfundimin zyrtar të mandatit të komisionit palët nuk kanë bërë asnjë hap para, në çështje që PS i konsideron thelbësore për këtë reformë.

Duke kujtuar se përmbushja e reformës parlamentare është një nga kriteret për marrjen e statusit, Bushati thotë se ka ende kohë për reflektim nga mazhoranca.

Në rast se ka vullnet politik koha e mbetur është e mjaftueshme dhe dua të jem optimist që kjo do të ndodhë, tha ai.

Pak ditë më parë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh optimiste se të dyja reformat do të finalizohen në kohë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›