Edi Rama: Mirë abetarja e përbashkët, por është bërë shumë pak për një sistem arsimor unik
Share
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar edhe promovimin e një abetare të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama thotë se këto vite liri për Kosovën është bërë shumë pak për një sistem arsimor unik.
Shumë mirë abetarja e përbashkët. Po fare pak nga ana e shtetit shqiptar në drejtim të një sistemi arsimor unik në kaq vite liri për Kosovën.
Përmes programit për një Rilindje Shqiptare ne do të ecim shumë shpejt drejt sistemit arsimor unik në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.
Shqiptarët e gjeneratës së re në Shqipëri e Kosove meritojnë të arsimohen në një hapësirë të përbashkët të marrjes së dijeve. Ne do ta bëjmë! shkruan Rama në Twitter.