E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re franceze e nis duke shkurtuar pagat e tyre

Share

Qeveria e re franceze e ka nisur punën me një sinjal: jo vetëm populli do të kursejë, por edhe qeveria. Në mbledhjen e parë të qeverisë është vendosur shkurtimi i pagave të presidentit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar me 30 përqind.

Pagat e presidentit Francois Hollande dhe kryeministrit Jean- Marc Ayrault do të ulen kështu nga 19 mijë euro në 13.300 euro. Kurse pagat e ministrave do të ulen nga 12 mijë euro në 8400.

Socialistët e kishin premtuar uljen e pagave që në fushatë elektorale.

Në të kundërt Sarkozy kur pati marrë detyrën e rriti pagën me 170 përqind nga 7 mijë euro në 19 mijë.

Ndërkohë kabineti francez përbëhet nga 17 gra dhe 17 burra. Shtatë anëtarë t qeverisë janë nën 45 vjeç dhe 20 përqind prej tyre kanë prejardhje nga vende të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›