Leskaj në Peqin: Shqipëria është lodhur nën regjimin varfërues të Berishës
Kandidatja për deputete e qarkut të Elbasanit, Valentina Leskaj ka zhvilluar një takim me banorët e komunës Shezë të Peqinit. Gjatë këtij takimi elektoral, Leskaj ka theksuar se Shqipëria nuk duron dot më edhe 4 vjet të tjera nën regjimin e Berishës, sepse e ka lodhur varfëria, e ka dëshpëruar dhe pamundësia për tu ofruar fëmijëve një jetë më të mirë, e ka dëshpëruar pamundësia për ti dhënë fëmijëve një shkollë dinjitoze, e ka lodhur korrupsioni.
Është kjo arsyeja që Leskaj i ka ftuar banorët e komunës së Shezës dhe jo vetëm, që me 28 qershor të ndërrojnë qeverisjen drjt një tjetre për një jetë më të mirë të të gjithë shqiptarëve. Sipas Lesjkajt, 28 qershori do të bëjë diferencën e madhe. Kryetari i Partisë Socialiste ka dhënë prova me Tiranën që ia ka ndryshuar faqen. Shqipëria do të bëhet. Ne do të mbështesim fort biznesin agrar me këto elementë sepse biznesi agrar do zhvillojë fshatin. Padyshim programi i fshatit do ishte i mangët vetëm me këtë pjesë në qoftë se ne nuk do mbështesim fermerin. Zhvillimi i fshatit do të ndihmohet edhe së dyti nga infrastruktura, që është themeli i zhvillimit të fshatit, ka bërë të ditur Leskaj, duke renditur dy elementë të rëndësishëm përsa i përket fermerëve. Sipas saj, do të ketë një mbështetje totale për të gjitha bizneset e reja në fshat, të cilat do përjashtohen nga taksat dhe tatimet në tre vitet e para që të kenë mundësi të mëkëmben, të kenë mundësi të prodhojnë, të kenë mundësi të dalin në treg. Po padyshim fermeri nuk do kishte sukses në qoftë se nuk zgjidhet çështja me tokën dhe pronësisë me tokën. Kjo është një ndër çështjet e para që PS premton se do të zgjidhë, pra çështja e pronësinë mbi tokën, e cila ka mbetur pezull. Leskaj ka garantuar gjithashtu se qeverisja e PS do të bëjë diferencë përsa i përket mbështetjes së fermerëve dhe zgjidhjes së problemit që ka, qoftë me çmimet dhe qoftë me cilësinë, për farërat për kimikatet për karburantet dhe mekanikën bujqësore dhe këtu, sipas saj do të këtë një mbështetje të veçantë për fshatin. Leskaj ka përsëritur edhe një herë në përfundim të fjalës së saj se do të rikthehet padyshim edhe njëherë çështja e karburantit për të hequr akcizën të cilën Sali Berisha ia ktheu në një barrë të rëndë fermerit.