E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Vetëm bashkimi i PSV 91, LSI, PS dhe Nano, nxjerr Berishën në Pension

Kryetari i PSV 91 Petro Koçi ka propozuar dialog mes paraelektoral mes koalicioneve te majta dhe mes drejtuesve të lartë të së majtës. Në kushtet politike të krijuara, për të maksimalizuar pjesemarrjen pa mungesa të socialisteve në procesin zgjedhor, për të rritur optimizmin e fushatës së koalicioneve të majta dhe për të realizuar objektivin e përbashkët të largimit të qeverisë Berisha nga pushteti, PSV 91 propozon vendosjen e dialogut paraelektoral të të 3 forcave politike socialiste, PSV 91, LSI dhe PS mes tyre, si edhe me liderin historik të socialisteve Fatos Nano.Ky mirëkuptim paraelektoral jo vetëm do ta bënte plotësisht te mundur dërgimin e Berishës në pension, por do të hidhte edhe bazat e bashkëpunimit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, u shpreh Koçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›