E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migena Reçi: Vendosa të kandidoj me PD, për të mbështetur rininë në Parlament

Migena Reçi, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave Rinore, në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka shpalosur qëllimet e saj si kandidate për deputete në qarkun e Beratit për zgjedhjet elektorale të 28 qershorit 2009. Nëpërmjet një interviste për gazetën Sot, Reçi ka theksuar se politika e saj do të bëhet duke kërkuar më tepër përqendrim tek rinia shqiptare, pasi sipas saj sot rinia shqiptare nuk është më një spektatore, por pjesëmarrëse intensive në vendimmarrjen e proceseve integruese të Shqipërisë. Gjithashtu Reçi theksoi se një arsye tjetër që ajo pranoi të kandidojë në këto zgjedhje nën siglën e PD-së, ishte dhe prioriteti që kjo forcë politike i ka dhënë femrave shqiptare, ku në listat e kandidatëve në zgjedhjet elektorale 30% e zënë femrat, dhe se sot femra është një forcë e rëndësishme e vendimmarrjeve në politikën shqiptare. Ndër të tjera Reçi theksoi se me futjen e Shqipërisë në NATO, është e nevojshme plotësimi i standardeve nga ana e deputetëve shqiptarë dhe se politika duhet parë në një dimension të ri. Arsyet që dha Reçi se pse pranoi që ti bashkohej listës së kandidatëve të PD-së gjatë këtyre zgjedhjeve, ishin shumë, por vetëm tre prej tyre siç i quajti ajo ishin më kryesoret. Ajo tha se pranoi të bëhej pjesë e kësaj liste për faktin se ka kohë që merret me politikë dhe se gjatë kësaj kohe ka qenë koordinatore e rinisë së djathtë, gjithashtu kanë qenë dhe arritjet e qeverisë Berisha gjatë kësaj kohe. Objektivat që ajo kërkon të realizojë në qytetin e Beratit, nëse do të dal fituese në këto zgjedhje, do të jenë të njëjta me ato të Partisë Demokratike, të cilat janë rritja e rrogave dhe pensioneve, gjithashtu dhe krijimi i qendrave të reja të argëtimit për të rinjtë e Beratit. Dhe për më tepër të gjitha këto bëhen realitet vetëm nën moton e PD-së, veçoi Reçi. Migena Reçi ka qenë dhe drejtuese e Forumeve Rinore në Partinë Demokratike. Kandidimi i saj në këto zgjedhje nuk është thjesht një rastësi, pasi ajo ka kohë që është angazhuar në politikën e Partisë Demokratike, është angazhuar në gjirin e kësaj partie që prej vitit 98, gjatë kohës që PD-ja ishte në opozitë. Reçi do të jetë kandidate e kësaj partie në qarkun e Beratit, të cilin e ka vlerësuar si një nder, pasi sipas saj ky është një qytet me vlera të mëdha kulturore dhe artistike.

- Ju jeni kandidate për qarkun e Beratit në këto zgjedhje elektorale nën logon e PD-së, çfarë mund të na thoni për kandidimin tuaj?

Në fakt, kandidimi im për deputete, nuk është se vjen si një surprizë në karrierën time, pasi është një vektor përmbledhës i përpjekjeve dhe aktivitetit tim intensiv në jetën partiake. I referohem këtu Partisë Demokratike, kontributit tim në administratën publike dhe në atë të shoqërisë civile. Gjatë viteve të vështira të PD-së, nga viti 98 e deri në 2005, përfshirja ime në aktivitetet partiake, organizimeve të ndryshme rinore, takimeve të shumta ndërmjet forumeve ndërkombëtare kanë qenë shumë intensive, shumë të përgjegjshme dhe me vullnet të palëkundur. Kjo solli dhe përfshirjen e emrit tim në listën e kandidatëve.

- Ka pasur ndonjë motiv, që ju ka shtyrë për të qenë pjesë e kësaj gare elektorale?

Unë vura në dukje faktet e mësipërme, pasi jam e bindur se, kur një i ri ose e re aspiron që idealet e veta të brezit të tij, synimet, ambiciet, të realizohen, politika është një fushë ku mund të punohet dhe të ketë rezultate të jashtëzakonshme. Sigurisht, që sfida e të bërit politikë është shumë dimensionale dhe unë e them këtë e bindur nga vet përvoja ime, komunikimi me strukturat, bazën e zgjedhësve dhe elementë të tjerë. Përsa i përket, motivit të dytë që më ka shtyrë të garoj për deputete, është përvoja ime e konsiderueshme në administratë si drejtoreshë për 4 vite e politikave rinore në MTKRS. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për mua në shumë aspekte, veçanërisht në hartimin e politikave, strategjisë programeve për rininë, marrëdhënieve mes strukturave shtetërore me shoqërinë civile dhe organizmat ndërkombëtare që veprojnë për rininë.

- Po ndonjë arsye tjetër, që ju ka shtyre juve drejt kandidimit ka pasur?

Arsye që më bindën mua për të kandiduar në zgjedhjet e 28 qershorit kishte shumë, por unë përmenda vetëm 2 si më kryesoret. Por, një arsye tjetër të fortë mund të përmendja, arritjet që pati qeveria Berisha, të cilat ma përforcuan akoma dhe më shumë idenë e pjesëmarrjes time në parlamentin e ardhshëm. Nga këto arritje unë do të përmendja në mënyrë të veçantë luftën që qeveria zhvilloi kundër varfërisë si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

- Përveç eksperiencës së lartpërmendur, çfarë kualifikimesh të tjera keni bërë, të cilat sot ju bëjnë që të ndiheni më e pavarur dhe më e fortë?

Sigurisht që paralel me këtë eksperiencë unë kam shfrytëzuar në maksimum kohën dhe potencialet e mia për kualifikime, master dhe eksperienca të tjera akademike e teknike si një domosdoshmëri për të qenë kompetitive në sfidat e kohës.

- Çfarë do të thotë për ju, të jesh deputete e Kuvendit shqiptar?

Në vlerësimin tim, të jesh deputete nuk është thjesht të bërit politikë në tempullin e vullnetit të sovranit, pra në karriget e Parlamentit. Të qenurit deputete për mua nuk ekuivalentohet vetëm me fjalime, debate, akuza kundër akuza, qëndrime partiake, dalje në media apo konferenca shtypi. Roli i një deputeti, do të thotë që të jesh më largpamës. Nevojitet një angazhim shumë i madh, që ti si i zgjedhur duhet të kesh për të përfaqësuar sa më gjerë, sa më mirë, në një mënyrë më të përgjegjshme dhe me vullnet, interesat, vizionin, besimin, programin e partisë që ti përfaqëson. Ne jemi vend anëtar i NATO-s, dhe të jesh deputete në vitin 2009, kërkon standarde shumë të larta, kërkon një dimension të ri të institucionit të deputetit, kërkon një mentalitet të ri, një dimension që  tek unë përkthehet dhe si një ngritje përtej interesave mesike, që ndonjëherë vorbullat politike të përfshijnë brenda saj.

- Çfarë mund të na thuash për pjesëmarrjen në zgjedhje të shumë të rinjve shqiptarë si kandidatë të partisë në pushtet?

Mendoj se jo rastësisht, kryeministri Sali Berisha, kryetari  Partisë Demokratike, ka përfshirë shumë emra të rinjsh në lista, madje dhe studentë, sepse koha punon për të rinjtë, sepse Partia Demokratike dhe lidershipi i saj besojnë tek energjitë e pashtershme të rinisë, te vullneti i saj për të ndryshuar gjërat, për të ndryshuar dhe më tej Shqipërinë. Dhe mbi të gjitha këto, për mua si Migenë, rinia dhe aspiratat e saj janë të jashtëzakonshme. Mos harrojmë, që të rinjtë kanë qenë dhe mbeten aleatët më të rëndësishëm të reformave rrënjësore, që u kryen në këto katër vjet. Si kurrë më parë, të rinjtë e ndjenë veten pjesëmarrës dhe jo spektatorë të proceseve integruese, ata e ndjenë veten hartues dhe zbatues të projekteve të mëdha të zhvillimit dhe të ndërtimit të Shqipërisë nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim.

- Çfarë kërkoni të sillni për rininë shqiptare?

Pjesëmarrja e të rinjve në politikë është një nga proceset më të rëndësishme në një vend, pasi nga njëra anë përgatit një klasë të re politike, dhe nga ana tjetër sjell shqetësimet e një grupi të madh shoqëror, siç janë të rinjtë. Dhe unë këtë dua të arrij, që të sjell në vëmendjen e të gjitha grupeve të tjera politike, dhe të qeverisë së ardhshme që tju kushtohet akoma dhe më shume vëmendje politike të rinjve.

- Cili do të jetë prioritet juaj kryesor, në parlamentin e ardhshëm?

Unë do të jem përfaqësuesja kryesore e rinisë shqiptare, do të luftoj për të mbrojtur më shumë të drejtat e të rinjve. Është bërë shumë deri tani, por ka edhe me shumë për të ndryshuar, për të ecur më tej. Por, më lejoni të theksoj se të rinjtë do të jenë mbështetësit, njerëzit e mi ku unë do kërkoj dhe do jap mbështetje maksimale, sepse ata besojnë më së shumti dhe duan vazhdimin e ndryshimit.

- Po për pjesëmarrjen e femrave në parlament çmund të na thoni?

Partia Demokratike ka punuar fort në këtë pikë, jo vetëm me plotësimin e kuotës 30 % në listat e deputeteve për femra, por ka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›