E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj:Raporti i DASH-it, më i rëndë se një vit më parë

Valentina Leskaj,kryetare e grupit parlamentar të PS-së duke folur për raportin e DASHI-t për të drejtat e njeriut theksoi se raporti është më i rëndë se ai i një viti më parë sepse nis me përpjekjet e qeverisë për të ushtruar kontroll mbi gjyqësorin dhe mediat. Sipas saj, raporti flet për cënim të shtetit ligjor. Leskaj tha se, "Vendi po shkon poshtë në çështje që janë themelore për hyrjen në strukturat euroatlantike". Ajo vlerësoi se çështja e "Gëredecit" ishte kapje flagrante e shtetit. Sipas saj, mbyllja e raporteve të zeza do të vijnë pas zgjedhjeve të 28-qershorit me ardhjen e PS-së në pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›