Kompania Albtelecom prezanton nje oferte nxitese per internetin ne familje

Tiranë, 2 mars 14:31 NOA - Kompania Albtelecom ka prezantuar sot për mediat ofertën e re, risi për klientët shqiptarë, duke synuar nxitjen e tyre në përdorimin e internetit.
Me ofertën më të re të Albtelecom, tashmë të gjithë mund të kenë në shtëpitë e tyre internetin, aq shumë të dëshiruar, të shpejt dhe me cilësinë të lartë.
Burime zyrtare nga kompania, bënë të ditur sot, se duke u abonuar ne shërbimin ADSL nga data 1- 31 Mars të gjithë do të përfitojnë tarifën e instalimit si dhe dy muaj internet falas.
Në këtë mënyrë të gjithë abonentët do të kenë internet 24 orë në 24, duke harruar për dy muaj shpenzimin e faturave.
Kompania Albtelecom thotë se duke iu përmbajtur politikave të saj për të futur një teknologji bashkëkohore, në të gjithë Shqipërinë, vetëm gjatë vitit 2009, do të vijë me një larmi ofertash të reja për t’iu dhënë mundësi të gjithë kategorive të klientëve të njihen dhe të shijojnë teknologjinë e avancuar të kompanisë.
Ndërkohë Albtelecom ka fituar të drejtën për ofrimin e shërbimit të internetit për të gjithë sistemin arsimor, parauniversitar.
Sipas projektit që u nënshkrua vetëm pak ditë më parë midis Ministrisë së Arsimit dhe kompanisë Albtelecom, do të jenë rreth 2017 shkolla që do të përfitojnë nga teknologjia e avancuar që ofrohet vetëm nëpërmjet shërbimi ADSL.
Kompania vlerëson se kjo ndihmesë që po jep në modernizimin e sisitemit arsimor shqiptar, do të ndikojë në nivelin e studimit dhe formimit të nxënësve shqiptarë në të gjithë shkollat e vëndit.
e.l/NOA
Bashkëlidhur, promocioni i ilustruar i kompanisë
Shkarko attachment >> Fletepalosje_fushata_1_31Mars_499423222.jpg