E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi për në BE, Berisha: Brenda presidencës çeke

Shqipëria do të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në BE brenda presidencës çeke. Lajmi është dhënë nga vetë kreu i qeverisë shqiptare, kryeministri Sali Berisha, i cili duke folur mbi këtë vendim tha se shqiperia e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. Në takimin javor me deputetët demokratë, kreu i qeverisë është përgjigjur edhe pse indirekt kërkesës së LSI-së për mocion me debat për krizën ekonomike në vend, duke deklaruar se vendi jonë përveçve nuk është prekur nga kriza do njohë rritje ekonomike të jashtëzakonshme. Sipas shefit të mazhorancës samiti i Strasburgut ku Shqiperia pritet të anëtarësohet me të drejta të plota në NATO, është ngjarja e dytë madhore për nga rëndësia pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministri njohu një rol të madh edhe të opozitës në procesin integrues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›