Olldashi:Së shpejti tapitë për banesat e legalizuara

Kuvend- Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi duke folur për legalizimet,u shpreh se janë të përfunduar 150 mijë dosje që përfshihen në ligjin për legalizimet. Sipas ministrit,"Shumë shpejt do jepen tapitë e para për banesat e legalizuara". Olldashi deklaroi se deri tashmë nuk ka pasur asnjë ankesë për sa i përket procesit të legalizimit. Duke iu referuar procesit të lealizimit ai kërkoi që të gjithë "Ata persona që kanë kryer të gjithë procedurat, të bëjnë edhe pagesën në mënyrë që bëhet përfundimi i plotë i procesit".