E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello:Të zgjidhet çështja e energjisë elektrike

Marko Bello, deputet i PS-së, duke folur në Kuvend për furnizimin me energji elektrike deklaroi se problemi i energjisë është ende i pazgjidhur."Pavarësisht çmimit, rretheve në zonat rurale anembanë vendit energjia elektrike ndërpritet pa kriter,deklaroi ai. Sipas tij, po bëhet edhe ekporti i energjisë elektrike. "Sipas korporatës duke qenë se niveli i Fierzës është rritur, mund të bëhet edhe ekport", tha ai. Bello deklaroi se "Faturat e energjisë elektrike vijnë më fatura të larta, dhe elektriçistët nuk japin asnjë shpjegim për këtë", shtoi ai. Bello nënvizoi se qytetarët shqiptarë po vidhen me anë të faturave të energjisë elektrike dhe ankesat e tyre nuk merren asnjëherë parasysh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›