Zogaj:Të përmirësohen vërejtjet e raportit të DASH-it
Preç Zogaj, deputet i PD-së, duke folur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut vlerësoi raportin i cili sipas tij, në tërësi është realist ku pohohen arritjet e qeverisë, ku evidentohen problemet e demokracisë, ku ka citime për kritikat që i bëjnë mediat politikës. Ai theksoi se ky raport është "Një raport që nuk sjell të panjohura, por i thënë prej DASH-it merr seriozitet". Sipas Zogajt, raporti duhet të jetë fillimi i një dialogu të shkëlqyer Shqipëri-SHBA në funksion të përmirësimit të vërejtjeve që janë bërë. "Deputetët opozitarë e kanë lexuar në mënyrë meskine këtë raport, të një vendi kaq të rëndësishëm", tha ai.Lidhur me ligjin e lustracionit ku bëhen vëretje, mund të them se "Nëse DASH-i do ishte njohur me projektin e PS-së do kishin habitur sepse është një projekt luftënxitës", tha ai. "Raporti duhet të shndërrohet në një dokumet të një bashkëpunimi të ri mes SHBA-së e Shqipërisë për të realizuar një demokraci të përsosur",shtoi ai.